Dy aksidente dhe një incident kanë ndodhur gjatë kësaj të marte në vend, me dy të plagosur. Rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan në Maliq, janë aksidentuar një autoambulancë dhe një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte në mjetin e vogël. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet. Pak orë më vonë, një aksident ka ndodhur në Bulevardin e Ri në Vlorë, pranë gjimnazit “Halim Xhelo” Një automjet është përplasur me një monopatinë elektrike, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i monopatinës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar rrugën ku ndodhi aksidenti, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve.