Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024. Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm. Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas vjen dy ditë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.