Top News – Merkel ‘mbron’ Nord Stream 2 / Ja pse nuk e kundërshtova! S’bëmë sa duhet për Krimenë
08/12/2022 15:33

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimet e saj në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë gjatë mandatit të saj 16-vjeçar. Në një intervistë me të përjavshmen gjermane Die Zeit, Merkel tha se ata që vënë në dyshim vendimet e marra në periudha të ndryshme shpesh nuk marrin parasysh kontekstin rreth tyre. Ndër vendimet e mbrojtura nga Merkel janë përshpejtimi i përfundimit të programit gjerman të energjisë bërthamore, autorizimi i ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2 dhe zgjedhja e energjisë ruse përballë zgjidhjeve të tjera më të shtrenjta. Gjermania është përpjekur të diversifikojë burimet e saj të energjisë këtë vit pasi lufta e Rusisë kundër Ukrainës e detyroi të gjithë Evropën të shqyrtojë alternativa ndaj gazit dhe naftës ruse. Ish-kancelarja tha se nuk ishte kurrë në kompetencën e qeverisë për të miratuar këtë gazsjellës, i cili do të lejonte kalimin e gazit rus në Evropë përmes tubacioneve nën Detin Baltik që lidhin Rusinë me Gjermaninë. Ndërtimi i gazsjellësit u kritikua në atë kohë nga Ukraina, Polonia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara. Nord Stream 2 u pezullua në fillim të këtij viti pas një vendimi të Komisionit Evropian dhe merkel, vuri në dukje se vendimet e fundit për energjinë kanë kuptim, duke pasur parasysh situatën me Rusinë, por ato nuk do të kishin pasur kuptim kur ishte ajo kancelare. Megjithatë, kancelarja ndau disa mendime vetëreflektuese me gazetën Die Zeit. Ajo i tha gazetës se mënyra se si reagoi bota ndaj aneksimit të Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin në 2014 nuk kishte qenë e ashpër sa duhet. E pyetur se çfarë përfundimi të mundshëm parashikon ajo për luftën e Rusisë në Ukrainë, Merkeli tha se ajo mund të përfundojë vetëm në tryezën e bisedimeve.

Top News – Rumania nën kërcënimin rus / ‘Shkelje e rëndë e sigurisë së një vendi të NATO-s’
27/10 16:11
Top News – SHBA e Rusia nuk vendosin për Ukrainën / Merz: Nuk zgjidhet lufta pa Kievin dhe Evropën
27/10 15:32
Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59