Top News – Merkel kërcënon landet: Po nuk menaxhuat pandeminë do ua marr kontrollin
29/03/2021 12:06

Kancelarja Angela Merkel kërcënoi të vendosë autoritetin federal për vënien në fre të pandemisë së koronavirusit teksa krerët e landeve në vend po mundohen t`i bëjnë ballë hovit pandemik. Kthesa e papritur e ngjarjeve nxjerr edhe më shumë në pah përpjekjet e Merkelit për të ruajtur kontrollin mbi strategjinë e pandemisë përballë rezistencës së disa prej liderëve të landeve të fuqishme të vendit, që në disa raste kanë zgjedhur të mos i implementojnë masat e marra nga administrata e saj. Incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh në Gjermani vazhdon të rritet me shpejtësi. Sipas Institutit Robert Koch (RKI), vlera e fundit e infeksioneve të reja me virusin Corona për 100.000 banorë brenda një jave ka shkuar në mbi 130. Një vlerë kaq e lartë e infektimeve në Gjermani ka qenë për herë të fundit me 19 janar (131.5). Autoritetet shëndetësore raportuan të dielën për 17.176 infeksione të reja dhe 90 raste të vdekjes nga sëmundjet që kanë lidhje me koronavirusin. Pavarësisht kësaj, disa lande vendosen të ndjekin një rrugë tjetër. Landi i Berlinit ka vendosur që përkundër rritjes së shifrave të infektimeve të dalë nga ciklet e hapjeve dhe mbylljeve të shpeshta. Ndaj ka vendosur që lehtësimet e vendosura më parë të mbeten, si për shembull në tregti dhe kulturë, por njëkohësisht kërkon shtrëngimin e masave sa i përket testimeve. Në këtë mënyrë, ky land ka vendosur që të mos respektojë të ashtuquajturin “frenim emergjent”, të cilin ka parashikuar qeveria federale në rastet kur numri i infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda një jave.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB