Top News – Merkel, Erdogan apo Izraeli… / Kush do të ndërmjetësojë paqen mes Ukrainës e Rusisë?
28/02/2022 15:48

Ish kryeministri italian Matteo Renzi ka propozuar që NATO dhe BE ti kërkojnë ish kancelares gjermane, Angela Merkel, të bëhet ndërmjetëse për të zgjidhur krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. “Ajo është e vetmja që mund të flasë në Moskë, Uashington dhe kryeqytete të tjera dhe të dëgjohet”, ka thënë Renzi për gazetën italiane la Stampa. “A duhet ta lëmë atë të shijojë pensionin ndërsa bota po kthehet në rrënoja?” pyet Renzi. Merkel flet rusisht dhe ka patur shumë takime me presidentin rus Vladimir Putin gjatë 16 viteve të saj si kancelare e gjermanisë, që përfunduan dhejtorin e shkuar. Nga ana tjetër Renzi, udhëhoqi qeverinë italiane mes shkurtit 2014 dhe dhjetorit 2016. Në një postim në tëitter dy ditë më parë ai tha se NATO dhe BE duhet të zgjedhin merkelin si të dërguar speciale për Putinin, për shkak se ajo është e respektuar dhe ka mjaftueshëm ndikim për ta ndaluar këtë masakër. Në anën tjetër, këtë të dielë, Fahrettin Altun, zëdhënës i presidentit turk Recvep Tayyip Erdopgan, ka propozuar këtë të fundit si ndërmjetës. “Një tjetër luftë në rajonin tonë. Presidenti Erdogan është ofruar të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës ndërsa ne kemi një marrëdhënie të fortë me të dyja vendet. Ai ka kërkuar edhe për një qëndrim unik të aleatëve të NATO-s”. Në të njëjtën linjë, edhe kryeministri izraelit Naftali Bennet, foli këtë të dielë me Putinin për konfliktin në Ukrainë dhe i tha atij se ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në konflikt, sipas shtypit rus dhe izraelit.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43