Separatistët e mbështetur nga Moska kanë pretenduar se kanë marrë kontrollin e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Ukrainë, i cili gjendet në rajonin lindor Donjeck. Ky njoftim u bë pasi Rusia ka shënjestruar rajonet Odesa dhe Mikollaiv me sulme ajrore më 26 korrik, duke goditur ndërtesa private dhe infrastrukturë tjetër.