Top News/ Mercenarë moldavë luftojnë për Rusinë/Pagesa mijëra euroshe, mbushin ‘boshllëqet’ e Moskës
05/03/2024 11:41

Janë të shumtë banorët e rajonit separatist të moldavisë, Transnistri, që po i bashkohen forcave ruse në luftën në ukrainë. Në pjesën më të madhe, ata kanë pasaporta ruse dhe po zgjedhin të udhëtojnë drejt moskës, ku postimet online i joshin për të luftuar në ukrainë duke i udhëzuar si të aplikojë për t’u rekrutuar në një zyre rekrutimi. Besohet se 220.000 qytetarë rusë jetojnë në Transnistri rajon që u nda nga Moldavia në fillim të viteve ’90 dhe që tani mban rreth 1500 trupa ruse. Në kuadër të ushtrisë ruse, është krijuar një njësi mercenare e moldavëve e krijuar nga alexandr Kalinin, i përfshirë në listën e zezë të BE dhe SHBA, për shkak të veprimtarisë së tij pro ruse. Kalinin, nuk ka bërë të ditur se sa pjesëtarë ka njësia e tij por ai premton një pagë mujore prej 2100 eurosh dhe një pagesë fillestare prej 4800 eurosh për cdo rekrut të ri që regjistrohet. Kremlini është mbështetur edhe në Forcat e Armatosura të Rusisë dhe në kompanitë ushtarake private për ta kryer luftën në Ukrainë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili përballet me fletarrest si i dyshuar për krime lufte në Ukrainë, i ka lehtësuar procedurat burokratike për rekrutët ndërsa tenton të forcojë trupat edhe me luftëtarë të huaj. Në janar, Putini nënshkroi një urdhër që u mundësonte shtetasve të huaj të cilët shërbejnë në ushtrinë ruse, apo në “formacione ushtarake”, ta marrin nënshtetësinë ruse për vete dhe për familjarët e vet. Dhe, duket se më shumë ushtarë i nevojiten Putinit tani, pasi humbjet vazhdojnë të rriten me gjithë përparimin e forcave pushtuese ruse në disa pika përgjatë vijës së frontit mijëra kilometra të gjatë në lindje të Ukrainës.

Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45
Top News – Erdogan mbyll median. ‘Bën propagandë për LGBTQ+, shkatërrojnë familjen’
30/09 20:45
Top News- Si u shmang tragjedia dhe sulmi me thikë në kabinën e pilotit, çfarë ndodhi?
30/09 20:05
Top Channel/ Sulm terrorist, Netanyahu: Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte avionin Dubai-Izrael
30/09 19:59
Top News – Irani merr përgjigje nga SHBA / Propozoi kthimin e armëpushimit, Trump ‘hesht’
30/09 18:14
Top News – Nafta e Irakut në dorën e SHBA / Trupat u larguan por Uashingtoni kontrollon të ardhurat
30/09 15:22
Top Channel/ Anglia do të rikthehet në BE? Burnham:”Marrëveshja post-Brexit bëri shumë dëme”!
30/09 15:22
Top News – Në shënjestër të ‘paparacëve’ / Fëmijët e Princit Harry ‘ndiqen’ në shkollë
30/09 15:18
Top News – Burnham paralajmëron rikthim në BE: BREXITI shkaktoi më shumë dëm se sa dobi
30/09 15:07
Top Channel/ Avioni i “Flydubai”, dalin detaje të reja: Ndihmëspiloti qëlloi kapitenin me thikë!
30/09 15:06
Top News – Heq dorë nga S-400 për F35-at / Erdogan ‘mërzit’ Rusinë, Kremlini: E marrim mbrapsht
30/09 15:05
Top News – ‘Menduam se nuk do dilnim gjallë’, tmerr në bord, ndihmës piloti godet me thikë kapitenin
30/09 14:54
Top News – Trump i quan ‘komunistë’ / Demokratët kundërshtojnë etiketimin: Jemi kapitalistë
30/09 14:28
Top News – Paralajmërim bërthamor për NATO-n / Rusia ‘tregon dhëmbët’: Mos prekni Kaliningradin
30/09 14:25
Top News – Irani, mesazh zgjedhësve amerikanë: ‘Votoni kundër aleatëve të Trumpit në Kongres’
30/09 14:12
Top Channel/ Greqia rrit ndihmën për naftën/ Subvencioni për dieselin bëhet 15 cent për litër
30/09 12:27
Top Channel/ “Nuk e marr rrogën si president”, ankohet Trump: “Askush nuk më falenderon”!
30/09 12:08
Top News – IA tregon si të ndërtosh armë biologjike / Kina lëshon alarmin, fillon hetimi i brendshëm
30/09 11:59
Top News – Alarm në avionin nga Dubai në Tel Aviv / Përleshen pilotët në kabinë, tentoi ta rrëzonte
30/09 11:57