Një punëtor francez ka vdekur nga meningjiti, ndërsa Britania e madhe po përballet me një shpërthim të paparë të sëmundjes vdekjeprurëse. Punonjësi punonte në fabrikën La Hague të kompanisë franceze të karburantit bërthamor Orano në Normandi, por nuk ka prova që rasti është i lidhur me shpërthimin në Mbretërinë e Bashkuar, tha kompania. Kjo vjen pasi dy vdekje dhe 29 raste të sëmundjes janë regjistruar në Britaninë e Madhe. Dy raste ndërkohë u konfirmuan në Francë në fundjavë. Njëri ishte i lidhur me shpërthimin në Britaninë e Madhe pasi ishte student i Universitetit të Kentit. Por Kompania franceze Orano tha se rasti që i mori jetën një punonjës në Normandi nuk kishte lidhje me rastet angleze.