Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për reforma, që kryeministrja Giorgia Meloni, thotë se do ta bëjnë sistemin e drejtësisë më të pavarur, por kritikët argumentojnë të kundërtën. Ky votim rrezikon të shndërrohet në referendum për vetë udhëheqësen e ekstremit të djathtë, para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Qeveria e krahut të djathtë e Melonit dëshiron ta ndryshojë Kushtetutën e Italisë për të ndarë rolin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe për të reformuar trupin mbikëqyrës të tyre. Ajo thotë se plani është i domosdoshëm për të garantuar paanshmërinë dhe për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në Itali, i cili po përballet me probleme.