Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë. Meloni u betua të shtunën para presidentit bashkë me 24 ministrat dhe do të kërkojë më pas votëbesimin në parlament. Meloni është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv. Por në përpjekje për ti zgjatuie dorën e bashkëpunimit, zyrtarët europianë kanë uruar Melon për detyrën e re.