Komediani dhe prezantuesi i njohur Jimmy Kimmel ka reaguar ndaj shakasë polemizuese që bëri ndaj Melania Trump, duke e quajtur një ‘vejushë në pritje’ në një prej puntatave të emisionit të tij. Kimmel sqaroi se shakaja ishte një ‘sulm i lehtë’, lidhur me diferencën 23-vjeçare në moshë mes Donald Trump dhe bashkëshortes së tij dhe se nuk kishte asnjë tendencë negative. ‘Shiheni Melanian, kaq e re dhe e bukur, shkëlqen, Trump është 80 vjec, ajo është një vejushë në pritje’ ka qenë batuta e Kimmel.