Meksika ka kryer një dorëzim jo të zakonshëm të figurave të njohura të botës së krimit, tek autoritetet amerikane. Reuteres raporton se janë dorëzuar rreth 30 të dyshuar të lidhur me kartelet e drogës. Ky ekstradim i papritur përfshin personazhe të njohura të botës së krimit, disa prej të cilëve janë “koka” të bandave që kanë udhëhequr rrjete të mëdha trafiku droge, përfshirë kokainë dhe heroinë, ndërsa disa të tjerë janë të përfshirë në trafikun e fentanilit, një substancë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e përhapur në SHBA.