Prokuroria i ka dorëzuar Gjykatës kërkesat për 45 të ndaluarit, gjatë megaopeeracionit të tre ditëve më parë. Organi I akuzës ka kërkuar arrest me burg për 37 të arrestuar, arrest shtëpie për 5 persona dhe detyrim paraqitje për 3. Policia e Shtetit arrestoi 45 persona kurse 7 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni kundër shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Për shkak të numrit të lartë, të arrestuarit u trasnportuan në Tiranë nëpërmjet një autobuzi.