Një operacion ndërkombëtar antidrogë i koordinuar nga INTERPOL ka cuar në arrestimin e 1,333 të dyshuarve në mbarë botën dhe sekuestrimin e 717 milionë dollarëve, të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm. INTERPOL njofton se gjithashtu u sekuestrua një sasi prej 35 tonësh lëndë narkotike e llojeve të ndryshme si dhe lëndë kimike që përdorej për përgatitjen e tyre.