Top News – Mega bunker nën Shtëpinë e Bardhë / Trump zbulon strehimin anti-bombë, ka edhe spital
17/04/2026 13:15

Donald Trump ka zbuluar detajet e projektit të tij të ri të mega bunkerit që i reziston edhe sulmeve bërthamore, dhe sallës së vallëzimit të Shtëpisë së Bardhë, i kompletuar edhe me një "spital të teknologjisë së fundit". Kjo vjen ndërsa ai kritikon gjyqtarin që e ka detyruar atë të ndalojë punën mbi tokë në projektin prej 400 milionë dollarësh. Presidenti amerikan u urdhërua të ndalojë punimet pasi gjykatësi Richard Leon tha se ai kishte anashkaluar një urdhër të mëparshëm gjykate duke pretenduar se salla e vallëzimit ishte jetike për sigurinë kombëtare. Shtëpia e Bardhë u padit nga Fondi Kombëtar për Ruajtjen e objekteve Historike për planet e tij për të zëvendësuar Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë me një sallë të re vallëzimi me kapacitet prej 1,350 personash. Ai u kundërpërgjigj duke thënë se salla e vallëzimit ishte "e nevojshme tani" dhe se bunkeri nëntokësor do të ishte "i padobishëm" pa pjesën mbi tokë të projektit. Ai tha se bunkeri është "i lidhur" me pjesën mbi tokë dhe se projekti është "i gjithi i lidhur së bashku si një njësi e madhe, e kushtueshme dhe shumë komplekse, jetike për sigurinë kombëtare dhe operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës". Presidenti u mburr duke thënë se pjesa e sipërme e projektit do të përfshijë një "spital dhe objekte mjekësore të teknologjisë së fundit" dhe "instalime ushtarake tepër sekrete". Ato do të mbrohen nga "çelik rezistent ndaj raketave", "tavane dhe çati rezistente ndaj dronëve" dhe "xhama rezistentë ndaj plumbave, balistikës dhe shpërthimeve". Trump tashmë e ka shembur Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë për t'i hapur rrugë projektit të bunkerit dhe sallës së vallëzimit. Ai ka këmbëngulur se një sallë vallëzimi e kësaj shkalle është kërkuar prej 150 vjetësh dhe se salla ekzistuese me kapacitet prej 200 personash është shumë e vogël. Plani për mega-bunkerin e Trump-it, të papërshkueshëm nga armët bërthamore, u zbulua në fund të marsit, pasi Shërbimi Sekret paralajmëroi se vonesat ose ndalesat në ndërtimin e sallës së vallëzimi do të përbënin "shqetësim për sigurinë kombëtare". Krahu Lindor i rezidencës zyrtare presidenciale ka pasur një strehim nëntokësore që nga vitet 1940. Strehimi origjinal bërthamor, i njohur si Qendra e Operacioneve të Emergjencës Presidenciale, u ndërtua pas Pearl Harbour. Por Krahu Lindor u shkatërrua vitin e kaluar për t'i hapur rrugë projektit të diskutueshëm të sallës së vallëzimi prej 400 milionë dollarësh, i cili po financohet privatisht nga Trump dhe donatorë të tjerë.

Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21
Top News – Fundi i qeverisë Netanyahu…!!! Rivali pranë mandatit për krijimin e kabinetit të ri
05/11 15:20
Top News – Pezullohet dëbimi i afganëve / Gjykata amerikane ‘mgrin’ planin: U rrezikohet jeta
05/11 15:07
Top News – Erdogan ‘do ndalë’ luftën Rusi-Ukrainë / Do flasë me Putinin pas takimit me Zelenskin
05/11 13:51
Top News- Refuzoi të vendoste ananas në picë! Pushohet nga puna kuzhinieri italian: Është një fyerje
05/11 13:43
Top News – Koreja e Veriut ‘i kthehet’ BE-së / ‘Shihni punën tuaj! I keni sheshet plot protestues’
05/11 13:20
Top News – Panik në qiejt mbi Evropë / Avionët ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë
05/11 13:16
Top News – ‘Topa zjarri’ mbushin qiellin / Shiu i meteorëve në kulmin e tij, ofron spektakël
05/11 13:15
Top Channel/Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, iranianët djegin posterin e Trump: “Vdekje Amerikës”!
05/11 12:45
Top Channel/ Google kufizon AI në shkolla. Inteligjenca artificiale çaktivizohet për nxënësit
05/11 12:17
Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42