Top News/ Media gjermane për portin e Durrësit: Zbulime të reja mbi kompaninë kroate fiktive
02/12/2024 17:34

Media gjermane “Focus” i ka kushtuar një tjetër shkrim kritik asaj që po ndodh në portin e Durrësit. Me titullin: “Drama në portin e Durrësit përshkallëzohet: Zbulime të reja mbi kompaninë kroate fiktive dhe lidhje të mundshme kriminale”, media gjermane ngre hije dyshimi mbi kompaninë kroate “Schapha d.o.o.” që ka marrë me koncesionin e portit. Sipas medias gjermane, “Schapha d.o.o. është një kompani fiktive me lidhje të ngushta me aktorë të fuqishëm kroatë dhe interesa shqiptare. Qëllimi i saj duket se është sigurimi i kontrollit mbi portin e ri strategjik Porto Romano”. “Projekti miliardësh i portit të Durrësit, dikur i promovuar si zemra ekonomike e Shqipërisë, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një simbol të intrigave ndërkombëtare, gabimeve politike dhe veprimeve të dyshimta. Zbulimet më të fundit tregojnë një rrjet të ndërlikuar kompanish kroate fiktive, lidhje tregtare ndërkombëtare dhe struktura të dyshuara kriminale, duke vënë në pikëpyetje besimin ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.”, thuhet nw shkrim. “Focus” ngre hije dyshimi edhe mbi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, që sipas medias gjermane, të gjitha veprimet janë kryer në dijeninë e saj. Sipas medias gjermane, kompania kroate po përdoret si fasadë nga një oligark lokal shqiptar, “me mbështetjen e menaxherëve rajonalë të MAERSK, mund të sigurojë të drejtat ekskluzive për menaxhimin e portit të ri për 45 vitet e ardhshme”. Media gjermane, nuk ndalet me kaq, por vë në dukje se “pronarët e Schapha d.o.o. kanë lidhje me Ekuadorin dhe Kolumbinë. Burime të ndryshme shprehin shqetësime se këto vende mund të përdoren si pika strategjike për rrugët e trafikut të drogës, duke përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë monitorohet nga DEA”.

Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57