Shqiptarët kanë marrë në dorë një pjesë të mirë të trafikut të kokainës në Europë, qoftë tregun e shumicës, qoftë atë me pakicë. Me shumicë, sipas mediave britanike, shqiptarët furnizohen në Ekuador dhe vende të tjera të Amerikës Latine dhe më pas e transportojnë atë në drejtim të porteve europiane. Tre janë vendet që përdorin grupet shqiptare për trafikun e drogës, Holanda, Belgjika dhe Spanja.