Arben Spahiu dhe Arsen Preccin, dy të arrestuarit si të dyshuar për një atentat të mbetur në tentativë në zonën e Elbasanit, kanë dalë para gjykatës këtë të enjte. Togat e zeza caktuan masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60-ditor për dy personat në fjalë, të akuzuar për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Në kuadër të operacionit “Inteligjenca” mbrëmjes e së shtunës policia parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale ndërsa sekuestroi në një mjet tip BMË 3 armë zjarri automatike, dy bidona benzinë dhe një pistoletë. Mjeti rezultonte I vjedhur në fillim të muajit shkurt në Shkodër.