Serbia po legjitimon edhe me vendime gjykatash fushatën e spastrimit etnik përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kjo është bërë përmes një vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese serbe, e cila ka refuzuar padinë e depozituar nga shtetasi shqiptar, Safet Demiri. Demiri kaloi të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor serb për të kërkuar rikthimin e adresës në regjistrat e administratës. Ai është njëri nga mijëra shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që u janë pasivuzuar adresat me arsyetimin se nuk jeton njeri në to. Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar Kryetarja e Komunës së Preshevës, Afërdita Sinani.