Pandemitë e ardhshme mund të jenë më vdekjeprurëse se kriza aktuale e covidit – paralajmëron një nga krijuesit e vaksinës së Oxfordit dhe Astrazeneca-s. Dama Sarah Gilbert, tha se nevojiten më shumë fonde për tu përgatitur për pandemitë e ardhshme në mënyrë që të evitohet zhbërja e arritjeve të deritanishme. Ajo paralajmëroi edhe se vaksinat mund të jenë më pak efikase ndaj variantit Omicron.