Ademiku Rexhep Qosja para se të ndahej nga jeta ka lënë pas një letër ku ka shprehur amanetin e fundit për nipin e tij, Valjetin. Qosja shkruan se nipi u kujdes për të dhe se ai do të ishte personi që do të merrej me përcjelljen e tij në banesën e fundit. “Vdes i qetë”, shkruan në letrën e fundit Qosja, duke shtuar se nuk u ka mbetur borxh Shqipërisë dhe Kosovës, as të sotmes e të ardhmes së tyre, pasi jetën, krijimtarinë dhe veprimtarinë politike ia ka kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies së popullit shqiptar.