Top News – Me ushtri ose me marrëveshje…Putin: Do marrim gjithë rajonin e Donbasit nga Ukraina
04/12/2025 13:46

Presidenti Vladimir Putin tha në një intervistë të publikuar të enjten se Rusia do të marrë kontrollin e plotë të rajonit Donbas të Ukrainës me forcë, nëse trupat ukrainase nuk tërhiqen, diçka që Kievi e ka refuzuar kategorikisht. "Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore", tha Putin për India Today përpara një vizite në Neë Delhi, sipas një klipi të shfaqur në televizionin shtetëror rus. Ukraina thotë se nuk do t'i dhurojë Rusisë territorin e saj që Moska nuk ka arritur ta fitojë në fushën e betejës, dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka thënë se Moska nuk duhet të shpërblehet për një luftë që e ka filluar vetë ajo. Rusia aktualisht kontrollon 19.2% të Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014, të gjithë Luhanskun, më shumë se 80% të Donetskut, rreth 75% të Khersonit dhe Zaporizhias, si edhe pjesë të rajoneve Harkiv, Sumy, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk. Rreth 5,000 km katrorë tokë të Donetskut mbeten nën kontrollin ukrainas. Në diskutimet me Shtetet e Bashkuara mbi skicën e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për t'i dhënë fund luftës, Rusia ka thënë vazhdimisht se dëshiron kontroll mbi të gjithë Donbasin dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta njohin në mënyrë jozyrtare kontrollin e Moskës.

Top News – Londra, atentat gjeneralit rus / FSB gjen ‘gjurmë britanike’ në përpjekjen për vrasje
24/02 10:04
Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
DIGITALB DIGITALB