Top News-“Më tradhtuan”/Historia e shqiptarit që spiunoi për CIA-n e tani rrezikon dëbimin nga SHBA
21/08/2026 12:13

Blerim Skoro, 55 vjeç, me origjinë nga Kosova, është arrestuar nga agjentët e ICE dhe përballet me rrezikun e dëbimit nga SHBA. Ai pretendon se ka bashkëpunuar me CIA-n pas 11 Shtatorit, duke dhënë informacione për persona të lidhur me terrorizmin, përfshirë Osama bin Ladenin. Pas arrestimit, avokatët e tij kanë kërkuar ndërprerjen e procedurave të dëbimit, shkruan CBS NEËS. Historia e Skoros me autoritetet amerikane daton që nga periudha menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Sipas raportimeve të mediave amerikane dhe britanike, ai ndodhej në burg për trafik droge kur u rekrutua për të bashkëpunuar me CIA-n. Në një intervistë të dhënë për “The Times” në vitin 2024, Skoro tregonte se nuk kishte hezituar ta pranonte ofertën. “E konsideroja veten së pari patriot të Amerikës dhe më pas mysliman. Doja t’ia shpërbleja këtij vendi”, deklaronte ai. Gjatë kohës në burg, Skoro thuhet se ndau qelinë me personin që qëndronte pas të ashtuquajturit “Millennium Plot”, një komplot terrorist që kishte në shënjestër Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angelesit. Ai gjithashtu i dha FBI-së informacione për Faysal Galab, pjesëtar i grupit të njohur si “Lackaëanna Six”. Skoro pretendon se autoritetet amerikane i kishin premtuar siguri në këmbim të bashkëpunimit. Megjithatë, pas lirimit nga burgu në vitin 2007, ai u dëbua nga SHBA-ja, pavarësisht se ishte i martuar me një shtetase amerikane. Pas kësja periudhe Skoro bashkëpunoi sërish duke depërtuar në një kamp stërvitor të Al-Qaeda-s dhe se gjatë kësaj periudhe u takua edhe me një drejtues të talebanëve pakistanezë. Sipas dokumenteve të FBI-së të cituara nga CBS Neës, Skoro u kishte dhënë autoriteteve amerikane informacione të konsideruara të besueshme edhe për Osama bin Ladenin. Ai u rikthye ilegalisht në Shtetet e Bashkuara pasi, sipas versionit të tij, identiteti si informator iu zbulua dhe mbeti i plagosur gjatë një tentative për vrasje në Kosovë. Dy vjet më vonë u ndalua nga autoritetet amerikane të emigracionit. Tashmë, përballë mundësisë së një dëbimi të ri, Skoro pretendon se kthimi në Kosovë do ta vendoste jetën e tij në rrezik.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08