Në seancën e radhës gjyqësore ndaj Laert Haxhiut në Gjykatën e Posaçme, u thirrën 12 persona për të dëshmuar rreth disa ngjarjeve kriminale. I pandehuri Laert Haxhiu mungoi në kafazin e xhamtë, ndërsa përfaqësohej nga dy avokatët e tij. Dëshmitari i parë që mbërriti me pranga nga paraburgimi ishtë Xhuljano Xhaferraj, vëllai i të ndjerit Fridman Xhaferrajt. I ndodhur në masën e arrestit me burg për akuzën e vjedhjes, ai u pyet nga prokurori Behar Dibra në silësinë e personit të dëmtuar në procesin ndaj Laert Haxhiut. Xhaferraj rrëfehu se kur iu vra i vëllai në qershor të 2021, ka qenë në paraburgim. Para gjykatës ai u shpreh se kishte dëgjuar që urdhrin e vrasjes e kishte dhënë Laert Haxhiu.