Të lidhur nga pas sikur të ishin parkuar në mënyrë të palejuar, tanket e erës sovjetike nuk dukeshin edhe aq të frikshëm ndërsa bënin paradë para ukrainasve të lumturuar teksa shihnin gjithcka. Në teori, mjetet e blinduara MT-LB të viteve 1970, i përkisnin forcave ruse por ata u braktisën në ukrainën verilindore, rreth 30 km larg kufirit me rusinë. Një prej këtyre tankeve, u gjet nga fermeri Vitali Denysenko, i cili e lidhi atë pas traktorit të tij dhe bëri një paradë mes për mes fshatit.