Një sasi droge e nisur nga Shqipëria dhe me destinacion Malin e Zi është sekuestruar nga policia kufitare. Tentativa për trafikimin e marijuanës me një peshë prej 88 kg është zbuluar në fshatin Podhum, në kufi mes dy vendeve. Trafikantët e kishin paketuar drogën në 3 pako dhe ndarë atë në çanta, duke e transportuar me skaf.