Zgjedhjet e parakohshme në Himarë u mbyllën pa incidente madhore, që mund të cenon, të paktën në këtë fazë gjithë procesin e votimit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 me përjashtim të disa qendrave në Himarë Fshat dhe Vranisht, ku vonesat u lidhën me vënien në punë të pajisjeve të identifikimit elektronik. Problematika u zgjidh shpejt dhe rreth orës 07:30 minuta në të 36 QV-të procesi i votimit nisi normalisht. Votuesit e parë u shfaqën në Dhërmbi dhe Palasë. Këtu votuan edhe dy kandidatët, Vangjel Tavo nga mazhoranca dhe Petro Gjikuria nga opozita.