Transparenca fiskale e institucioneve shtetërore për investimet publike dhe partneritet publik-private mbeten kritike. Kështu vlerëson Fondi Monetar ndërkombëtar, duke shtuar se pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, Shqipëria ka ende sfida të konsiderueshme strukturore. Fondi Montar Ndërkombëtar vëren se çmimet e pasurive të paluajtshme po rriten vazhdimisht në Shqipëri, dhe kreditë në sektorin e pasurive të paluajtshme përbëjnë dy të tretat e kredive të pambrojtura valutore.