Top News – Më shumë se gjysma e trupave pushtuese /SHBA: 75 mijë ushtarë rusë të vrarë apo plagosur
28/07/2022 13:43

Më shumë se 75.000 ushtarë rusë që luftonin në Ukrainë, besohet se janë vrarë apo plagosur, ka thënë ligjvënësja amerikane, Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska ka dërguar në Ukrainë, prej nisjes së pushtimit të këtij shteti më 24 shkurt. Duke folur për transmetuesin amerikan, CNN, Stolkin ka thënë se shifra e viktimave është “shumë e madhe”. Ajo i ka bërë këto deklarata pas pjesëmarrjes në një takim me zyrtarë për inteligjencë të administratës së presidentit amerikan, Joe Biden. “Ne jemi njoftuar se mbi 75.000 rusë, ose janë vrarë, ose janë plagosur, e që është shifër e madhe. Shuma të mëdha janë investuar në forcat e tyre tokësore, mbi 80 për qind e këtyre forcave janë të bllokuara ose të lodhura”, ka thënë ajo.Viktimat ushtarake konsiderohen sekrete shtetërore në Rusi - edhe në kohë të paqes - prandaj Moska nuk i përditëson të dhënat e saj. Sipas vlerësimeve të fundit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), rreth 15.000 ushtarë rusë janë vrarë në luftime. Slotkin, e cila ka vizituar së fundi Ukrainën, ka thënë se periudha e ardhshme – tri deri në gjashtë javë – do të jetë shumë e rëndësishme për drejtimin që do të marrë lufta. “Mendoj se e kemi dëgjuar presidentin (ukrainas, Volodymyr) Zelensky se ukrainasit duan të godasin fort Rusinë para stinës së dimrit”, ka thënë ajo. Nëse konfirmohen, këto shifra do të përbënin humbje të mëdha për Rusinë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30