Top News – Më shumë se 500 tërmete në Tibet / Garë me kohën për të bllokuarit nën rrënoja
08/01/2025 15:42

Qindra njerëz u shpëtuan nga rrënojat pas një tërmeti me magnitudë 7.1 që tronditi Tibetin të martën ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë për të gjetur dhjetëra njerëz që ende mungojnë në apel. Tërmeti vrau të paktën 126 persona dhe ka plagosur mbi 200 të tjerë. Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës raporton ndërkohë se rajoni që nga goditja fillestare ka regjistruar më shumë se 500 pasgoditje, me magnitudë deri në deri në 4.4. Më shumë se 400 persona të bllokuar nën rrënoja janë shpëtuar, thanë zyrtarët kinezë, por numri i të zhdukurve ende mbetet i panjohur. Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Ministria e Menaxhimit të Emergjencave ka 1,850 pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit në terren. Zyrtarët e qeverisjes vendore thonë se më shumë se 3,600 shtëpi janë shembur dhe 30,000 banorë janë zhvendosur. Tenda, jorgan, shtretër portativë dhe sende të tjera janë dërguar për të siguruar strehim për ata, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme ose të pasigurta. Zonat përreth epiqendrës kanë një lartësi mesatare prej rreth 4200 metrash dhe temperaturat ranë shumë nën zero gjatë natës. Epiqendra e tërmetit të së martës ishte aty ku përplasen pllakat indiane dhe euroaziatike. Tërmetet e shkaktuara nga përplasja e pllakave tektonike janë të zakonshme në pjesët jugperëndimore të Kinës, Nepalit dhe Indisë veriore.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42