Më shumë se 20.000 ushtarë nga Povolzhei e Rusisë janë vrarë në Ukrainë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në vitin 2022, sipas përllogaritjeve të ueb-faqes së Radios Evropa e Lirë, Idel.Realities. Të dhënat nga Idel.Realities tregojnë se Bashkortostani ka numrin më të lartë të të vrarëve, rreth mbi 3.000 ushtarë, i ndjekur nga Tatarstani me 2.724 ushtarë dhe Perm Krai me 2.296 ushtarë. Humbjet më të vogla nga 14 rajonet e Povolzheit u raportuan në Penza (461) dhe Morodovia (307), raporton Radio Evropa e Lirë.