Top News/ Më shumë se 15 viktima në Pragë / Autori ishte student, jo terrorizëm ndërkombëtar
21/12/2023 20:25

Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, thanë shërbimet e emergjencës. Policia sqaroi se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit. Trupi i pajetë i tij u gjet në ambientet e universitetit. Policia tha se ai ishte nga një fshat 21 kilometra larg Pragës. Sipas Policisë, babai i të dyshuarit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës. Shefi i policisë Martin Vondrashek, tha në një konferencë për shtyp se numri i viktimave mund të mos jetë përfundimtar. Ai tha se sulmuesi është frymëzuar nga sulme të ngjashme që kanë ndodhur në vende të tjera. Duke folur në konferencën për shtyp, ministri i Brendshëm Vit Rakushan, tha se “nuk ka sinjale që krimi ka pasur lidhje me terrorizëm ndërkombëtar”. Disa studentë shkruan në platformën X, se kishin mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin. Një email që i ishte dërguar stafit të universitetit, i parë agjencia e lajmeve Reuters, paralajmëronte personelin për të shtënat. “Qëndroni në vendin ku jeni, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi të ndryshme dhe fikni dritat”. Policia u kërkoi edhe banorëve të Pragës të qëndronin nëpër shtëpitë e tyre.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04