Duke konsideruar inovacionin si një gur të rëndësishëm për pozicionimin e vendit në zinxhirët globalë të vlerës; kryeministri Edi Rama mblodhi në Berat përfaqësues të industrisë së teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve nga Shqipëria dhe diaspora. Qeveria tashmë pritet që të ndërmarrë një rol më proaktiv për financimin e inovacioneve teknologjike.