Edhe pse gjithë perëndimi po mundohet të gjejë një zgjidhje diplomatikë me presidentin Vladimir Putin, për ukrainasit lufta më Rusinë është e pashmangshme. Qytetarët thonë se i kanë humbur shpresat tek negocimi me Federatën ruse, duke theksuar se Moska dhe shërbimi sekret nuk e njohin zgjidhjen e problemeve pa ndihmën e armëve. Alisa Koverda, banorë në Kiev, thotë për Top Channel se Ukraina është përgatitur për t’iu përgjigjur agresionit rus me force, pasi sipas saj, ushtria ukrainase sot është shumë herë më e fortë nga sa ishte në 2014.