Policia e Tiranës goditi një rast tentative të shitjes së armës së zjarrit, ndërsa u arrestua një 26-vjeçar. Aksioni I koduar Price u zhvillua bazuar në informacionin e siguruar në rrugë operative se një person po lëvizte drejt Tiranës me armë zjarri. Menjëherë uniformat blu u vendosën në lëvizje dhe ndaluan të riun nga Kruja në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës, ku gjatë kontrollit në makinë iu gjet një pistoletë. Arma e zjarrit dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në Tiranë.