2 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Brenda 24 orëve të fundit humbën jetën dy qytetarë nga Tirana, 56 dhe 88 vjeç. Ministria e shëndetësisë në raportimin ditor, njofton se po ashtu nga 2859 testime, kanë rezultuar positive 352 qytetarë. Në total, 5633 qytetarë janë aktualisht të infektuar me koronavirus në rang vendi. Sa i takon situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 136 pacientë, 18 prej të cilëve janë në gjendje më të rënduar.