Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavriusit në vend, ndërsa janë shënuar 376 raste të reja mnë harkun kohor të 24 orëve të fundit. Por, krahasuar me një ditë më parë ka më pak testime dhe kjo ndikon në uljen e shifrave të të prekurve, apo që quhen si raste të reja të një intervali kohor 24 orësh.