Top News – Më pak infektime nga Covid 19/ Mbetet i lartë numri i viktimave nga virusi
15/03/2021 19:42

Dita e parë e javës së tretë të marsit ka shënuar sërish një numër të lartë jetësh të humbura si pasojë e infekimit nga Covid 19. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë janë 15 persona të prekur nga virusi që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale të moshave nga 34-82 vjeç. Pas këtyre jetëve të humbura numri i viktimave në vend që nga nisja e pandemisë ka shkuar në 2060. Por nga të dhënat zyrtare , vërehet një ulje e infektimeve të reja, krahasuar me ditëtn e kaluara dhe janë përkatësihst 543 raste të reja me koronavirus, si rezultat i 3001 testimeve të kryera ndaj personave të dyshuar. Nga këto188 raste janë shënuar në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, dhe Finiq 11 në Delvinë dhe më pak raste në bashkitë e tjera të vendit. Ka një rënie edhe sa i takon shtrimeve në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, ku kunfirmohet se po trajtohen 485 pacientë, 32 prej tyre në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Po ashtu konfirmohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë, ndërsa numri i rasteve aktive në vend vijon të jetë i lartë dhe janë përkatësisht janë 34 596 të prekur nga covid 19. Në total që nga rastet e para të zbuluara në marsin e vitit të kaluar janë regjistruar118,017 persona të infektuar. Sa takon procesit të imunizimit gjatë së hënës janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 doza për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Top News- Dy aksidente në pak orë/ Ndërrojnë jetë dy të moshuar në Tiranë dhe Hamallaj
11/08 13:07
Top Channel/ Durrës, 30 mijë pasagjerë! Rritet fluksi i udhëtimeve
11/08 12:53
Top Channel/ Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, dolën 4837
11/08 12:51
Top Channel/ GJKKO cakton datën për Metën! Ish-presidenti kërkon lirinë, më 13 gusht mbahet seanca
11/08 12:47
Top Channel/ I nxehti përvëlues, temperaturat e larta shkojnë deri në 42 gradë në Shqipëri
11/08 12:46
Top News – Në qeli, apo shtëpi? GJKKO vendos të mërkurën për kërkesën e Metës
11/08 12:28
Top Channel/ Bostani nuk po shitet! Fermeri la emigrimin për të investuar në vendlindje
11/08 12:26
Top Channel/ Fluks i lartë automjetesh në Portin e Durrësit! 30 mijë udhëtarë në vetëm 5 ditë
11/08 12:24
Top Channel/“U përleshëm rëndë”,boksieri shqiptar tregon për TCH sherrin me djalin e kriminelit serb
11/08 12:15
Top Channel/ “Zjarri më i rëndë në histori”, Vergo e Delvinës e mbuluar nga bloza dhe hiri
11/08 12:08
Top News -‘Bajraktari’ kap zjarrvënësin në flagrancë/ Rama:Zjarrëvënia e barabartë me vr*sjen në Kod
11/08 12:07
Top Channel/ Situatë kritike nga zjarret, mbërrijnë dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe
11/08 12:05
Top Channel/ Vlorë, shembet me tritol hoteli! Rama: Kapitulli i fundit të betejës me paligjshmërinë
11/08 12:03
Top Channel/ “Zjarret, baras me…”, Rama: Të vësh zjarrin me qëllim është tradhti ndaj tokës tonë
11/08 12:02
Top News- Zjarret, 14 vatra aktive/ Probleme të mëdha në Poliçan dhe Finiq
11/08 11:51
Top News – Anëtarësimi në SEPA. BSH propozon nivelin e tarifave për transfertat në euro
11/08 11:49
Top News – I arrestuan të vëllain polic për fajde e kanosje/ Efektivi tenton të fshehë provat
11/08 11:48
Top Channel/ Zjarr në një automjet në Lagjen 10 në Korçë, makina digjet plotësisht, pamje
11/08 11:15
Top Channel/ Identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar të zjarreve në Peqinaj dhe Zhabjak
11/08 10:57
Top News- U dolën flakët nga kontrolli/ Arrestohen tre persona në Kavajë si autorë të zjarreve
11/08 10:28