Pas 11 muajsh vonesa, efektivëve të forcave speciale RENEA dhe FNSH në Policinë e Shtetit, të cilëve rrezikonin t'u mbaronte afati në fund të dhjetorit, kanë marrë dietat e prapambetura. Vlera e këtyre dietave arrin deri në 300 mijë lekë të reja për çdo efektivë. Krahas kësaj pritet t'u kalohet nga Departamenti i Financës edhe shpërblimi prej 25 mijw lekë të reja për shkak të angazhimit që kanë patur përgjatë muajve të fundit, jo vetëm me trazirat e protestave por edhe në menaxhimin e pandemisë.