Top News – Me ndihmat për koronavirusin/ Bashkia ndërton statujën gjigande të oktapodit…
06/05/2021 14:39

Një qytezë e vogël peshkimi në Japoni ka ndezur debate të forta pasi shpenzoi fondet e ndihmës për koronavirusin për të ndërtuar një statujë gjigande të një oktapodi, që kushton afro 250 mijë dollarë, në një përpjekje të polemizuar për të rritur turizmin pas pandemisë. Monumenti i madh ngjyrë rozë, me tentakulat e tij të hapura, u prezantua në mars nga qyteza bregdetare Noto në japoninë qendrore, si një element krenarie për kuzhinën e tij lokale. Ai kushtoi rreth 27 milionë jen, ose 247 mijë dollarë, dhe u pagua përmes një granti kombëtar për të ndihmuar komunitetet e goditura financiarisht nga kufizimet anti covid. Pavarësisht debatit për dobinë e shpenzimit publik, zyrtarët lokalë thanë se ata shpresonin që instalacioni në një pikë pushimi në rrugë, do të nxiste interesin e udhëtarëve nga vendi por edhe nga jashtë. “Turizmi në qytetin tonë është goditur shumë nga koronavirusi. Ne donim të bënim dicka për të mbështetur industritë lokale”, përfshirë promovimin e peshkimit të oktapodëve, tha një zyrtar bashkiak. Përvec pasojave të kufizimeve kufitare në japoni dhe thirrjeve për të kufizuar udhëtimet e brendshme, vitin e kaluar, ekonomia e qytetit është dëmtuar edhe nga ecuria jo e kënaqshme e peshkimit. Dhe në fakt duket se ideja ka funksionuar pasi sipas zyrtarëve lokalë, shumë njerëz kanë ardhur për të parë monumentin 13 metra të gjatë këtë javë gjatë një serie festash publike, me fëmijët që luanin përreth tij dhe të rriturit që postonin foto tërheqëse në mediat sociale.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07