Top News – Me mesazh paqeje në Liban…Papa Leoni mbyll vizitën katër ditore në Turqi
30/11/2025 15:19

Papa Leoni udhëton për në Liban, ku pritet të bëjë thirrje për paqe në një vend që është një shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ajrore izraelite, në pjesën e dytë dhe të fundit të udhëtimit të tij të parë jashtë Vatikanit si udhëheqës i Kishës Katolike. Papa i parë amerikan do të mbërrijë në Liban nga Turqia, ku ka qendruar për katër ditë dhe paralajmëroi se e ardhmja e njerëzimit ishte në rrezik për shkak të numrit të pazakontë të konflikteve të përgjakshme në botë dhe dënoi dhunën në emër të fesë. Leoni do të takohet me presidentin dhe kryeministrin e libanit dhe do të mbajë një fjalim para udhëheqësve të vendit. Libani, i cili ka pjesën më të madhe të të krishterëve në Lindjen e Mesme, është tronditur nga përhapja e konfliktit të Gazës, ndërsa Izraeli dhe grupi militant shiit libanez Hezbollah hynë në një luftë që kulmoi me një ofensivë shkatërruese izraelite. Udhëheqësit në Liban, vend i cili strehon 1 milion refugjatë sirianë dhe palestinezë dhe gjithashtu po përpiqet të rimëkëmbet nga vitet e krizës ekonomike, janë të shqetësuar se Izraeli do të përshkallëzojë në mënyrë dramatike sulmet e tij në muajt e ardhshëm.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB