Eshte dhunuar fizikisht pranë zyrës së tij në Vlorë, avokati Kujtim Cakrani. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës, avokatin. Ky I fundit ka bërë menjehere denoncimin ne Policinë e Vlorës ku ka deklaruar se i njeh personat që e kanë dhunuar, madje e kanë kërcënuar edhe herë të tjera.