Një 77-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi brutal brenda një supermarketi Ëalmart në SHBA. Bert Atienza ishte duke bërë pazar me bashkëshorten e tij, kur u përfshi në një debat me një punonjëse 17-vjeçare, pasi e akuzoi se për pak sa nuk kishte goditur gruan e tij me karrocën e pazarit. Sipas dëshmisë së bashkëshortes, Josephine, 77-vjeçari i kërkoi adoleshentes të tregonte më shumë kujdes, por ajo nuk kishte kërkuar falje. Pas debatit, 17-vjeçarja telefonoi prindërit e saj, të cilët pak minuta më vonë mbërritën në supermarket.