Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-efektivin e antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët mes SPAK dhe Italisë kundër një grupi të fuqishëm të trafikut të kokainës. Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor. Gjatë seancës ku u njoh me masën e sigurisë, efektivi i antiterrorit mohoi akuzat. Ai tha se nuk ka pasur kurrë Sky Encrochat dhe nuk ka komunikuar asnjëherë në aplikacione të tilla. Sipas tij, dikush tjetër mund t’i ketë përdorur emrin.