Një 37 vjecar i cili dyshohet se do të kryente një ngjarje kriminale u vendos në pranga nga shërbimet e komisariatit të policisë së Vaut të Dejës. Në unazën e qytetit të Vaut të Dejës, uniformat blu lokalizuan një automjet të dyshuar, për pasojë e ndaluan për të ushtruar kontroll. Si pasojë e kontrolleve, shërbimet policore gjetën poshte sediles një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak, materiale të cilat u sekuestruan në cilësinë e veprave penale.