Arrestohet pas 13 vitesh një nga 50 personat më të kërkuar në vend. Pjetër Paçani I shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të Ndoc Zymaj dhe Vlash Gjeçi në vitin 2011 u prangos në Fier mbrëmjen e kësaj të marte. 61-vjeçari I shpallur fajtor për veprat penale “Vrasje ne rrethana cilesuese” dhe “Armembajtje pa leje” kishte mundur t’I shmangej drejtësisë për shumë vite.