Banorët e një fshati në një gadishull në perëndim të skocisë, kanë mbledhur forcat për të blerë së bashku një pub lokal, që është bërë i famshëm pasi është më i largëti në mbretërinë e bashkuar./ Old Forge, në fshatin Inverie në gadishullin Knoydart, që ka një popullatë prej vetëm 90 banorësh, mund të arrihet me një udhëtim 30 minutësh me anije ose 28 km në rrugë tokësore të vështirë, mes panoramave të ashpra e malore të malësive skoceze.