Policia në South Lake Tahoe, në Kaliforni, pati një takim të çuditshëm kur u thirrën herët në mëngjes, në një dyqan lokal akulloresh. Një ari i madh kishte vendosur se donte të hante dicka të ëmbël dhe kishte hyrë deri pas banakut. Skena u kap në foto ndërsa ariu ngjyrë kafe dukej i ulur në të pasmet e tij, me vështrimin mbi banak. Sipas autoriteteve, stafi i Dyqanit të Akulloreve në Kampin Richardson e quajti ariun "Fuzzy". Kafsha thuhet se kishte një preferencë të fortë për akulloren me luleshtrydhe dhe oficerët arritën ta bindnin ariun të dilte nga zona e shërbimit dhe ta kthente atë në natyrë vetëm pasi ai hëngri disa kupa akullore.