Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka uruar nënën e saj për ditëlindjen. Mamaja e Dua Lipës, Anesa, feston këtë të mërkurë datëlindjen dhe sigurisht mes shumë urimeve e dedikimeve që ka marrë, ka qenë edhe ai i artistes shqiptare, e cila ka zgjedhur një postim në Instagram, me disa foto të rralla nga fëmijëria.