Shërbimet e emergjencave kanë mbërritur në zonën përreth Big Ben-it dhe autoritetet e kanë izoluar atë, pasi një burrë u ngjit në një nga ndërtesat në Pallatin e Ëestminsterit. Videot në mediat sociale tregonin një burrë që qëndronte në një parvaz, me një flamur palestinez në dorë, disa metra mbi kullën Elizabeth, e cila mban orën e Ëestminsterit dhe kambanën e saj të famshme. Të paktën nëntë automjete të shërbimit të urgjencës u rreshtuan në rrugën në qendër të Londrës dhe turmat shikonin nga larg kordonin e policisë.